Rita Simons është hapur për betejën e saj me ankthin.

Ankthi mund të shkaktojë simptoma fizike dhe psikologjike, duke filluar nga nervoza, dhimbje në stomak dhe vështirësi në përqendrim.

Aktorja foli në Good Morning Britain duke shpjeguar se di si ta menaxhojë adrenalinën e saj në skenë derisa po përgatitet për një rol të ri.

Ajo tha: “Nervat e mija janë të këqija. Unë kam  çrregullim me ankth të përgjithshëm”.

“Kam dhimbje të tmerrshme në stomak”.

“Njerëzit e shqetësuar prodhojnë shumë adrenalinë, ashtu si unë, por është shumë e vështirë të japësh një performancë të shkëlqyer”.