Rita Ora dhe Bebe Rexha janë dy prej këngëtare më të suksesshme shqiptare, të cilat po vazhdojnë të krijojnë karrierë në arenën ndërkombëtare.

Rita së fundi ka qenë për pushime në plazhet fantastike të Xhamajkës ndërsa Rexha është në turnetë botërore.

Por, që të dyja sot janë parë teksa janë kujdesur për kafshët e tyre shtëpiake.

Këngëtaret brenda një dite kanë publikuar në rrjetet sociale fotografi me qentë e tyre në krahë.

Bebe dje ka publikuar këngën “That’s It”, i cili është dëgjuar mbi 250 mijë herë në YouTube.

Rita Ora është renditur në top 10-shen e 100 këngëve më të mira në botë me këngën “Your Song”, e cila është shikuar mbi 10.6 milionë herë në YouTube.