Investimet në Bajram Curr janë shtrirë vetëm në qendër të qytetit.

Lagjet larg qendrës janë të mbushura me mbeturina dhe rrugë të amortizuara. Banorët shprehin rezerva ndaj punës së Bashkisë nga e cila kërkojnë më shumë investime.

Në Qytetin e Bajram Currit investimet e qeverisë dhe ato të Bashkisë nuk kanë shkuar paralel. Falë projektit të rilindjes urbane, qyteti ka një qendër të re dhe një shëtitore të kthyer në pedonale. Por nga ana e Bashkisë duket se mungon interesi për të mirëmbajtur investimet dhe tregues janë këto pamje.

Investimet janë mirëpritur nga qytetarët, por rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit nuk janë në shërbim të tyre por të automjeteve, duke u kthyer në vendparkime.

Mbeturina dhe rrugë të amortizuara janë ato me të cilët hasen banorët e Bajram Currit, banesat e të cilëve nuk ndodhen në qendër të qytetit, aty ku investimet nuk kanë shkuar ende.

Në lagjen Partizani, banorët gjatë stinës së dimrit jtojnë me ankthin e përmbytjes së banesave pasi shkarkues i rezervuarit nuk mirëmbahet dhe ujrat përfundojnë në rrugë e më pas në shtëpitë e qytetarëve.

Banor: Kjo rrugë është shumë e prishur, e shkatërruar afër qytetit. Mbeturinat i hedhin në rrugë. Kjo është gjynah ti shohë dikush për popullin e Tropojës, vend i mrekullueshëm. Këto rrugë ti bëjë dikush nuk është keq.

Banorja: Bllokohet kanali, i zihet gryka. Na e ka marrë ujin me gjithcka kemi. Nuk dimë ku të ankohemi tjetër vecse në bashki. Me pagu i paguajmë në rregull, mbeturinat i kemi në derë të shtëpisë ku era s’na lë të dalim në rrugë.

Por pavarisht problemeve, qyteti i Bajram Currit njeh një numër të lartë vizitorësh, të cilët e frekuentojnë atë për bukuritë natyrore.