Aktori i mirënjohur turk, Kenan Imirzalioglu përgatitet të rikthehet në ekran në muajin tetor me një serial të bujshëm, që flet për pushtuesin e Kostandinopojës (Stambollit), Sulltan Fatih Mehmetin.

Disa muaj më parë u bë e ditur se Imirzalioglu, i njohur në Shqipëri për rolin e Ezelit në serialin me të njëjtin titull, do të jetë personazhi kryesor.

Ndërsa së fundmi, media turke ka publikuar edhe emrin e partneres së tij. Ajo do të jetë Miss Model Turkey 2013 dhe Miss Model Europe Sevinc Mese.