Ajo bëri sërish koka të kthehen pas!

Rihanna  tërhoqi vëmëndjen e të gjithëve në premierën e filmit  në të cilin do të marrë pjesë “Valerian and the City of a Thousand Planets”.

Këngëtarja dhe aktorja goditi me zgjedhjen e bërë në veshje teksa parakalonte të hënën e 17 korrikut në Hollywood.

E veshur me një fustan rozë pastel, me shpatullat e zbuluara dhe me pjesën e pasme të zgjatur,  29 vjeçarja jepte pamjen e një princeshe  e cila sapo kishte dalë nga një rrëfim përrallash.