Ditë më parë, emri i Rihannës u vu sërish në fokus të mediave, dhe shkas për këtë gjë u bënë deklaratat e ish-të dashurit të saj, Chris Brown, i cili tregoi se si kishte shkuar ngjarja atë natë që kishte rrahur këngëtaren.

Kjo gjë e çoi atë në pranimin e fajit për një akuzë për sulme kriminale dhe për dhënien provës për kryerjen e krimit.

Megjithatë, Rihanna ka treguar edhe njëherë se lidhja me Brown i takon vetëm të së kaluarës, dhe se e tashmja e saj është miliarderi Hassan Jameel.

Me këtë të fundit, këngëtarja nga Barbadosi ka shijuar një mbrëmje të zjarrtë natën e së kaluarës, gjersa më pas është fotografuar gjatë daljes së bashku me të.

Moti me shi duket t’ia ketë vështirësuar çiftit ecjen, mirëpo ka qenë Rihanna ajo e cila i bënte ballë erës dhe shiut me çadrën e saj, teksa ngjitur për të vërehej dora e të dashurit të saj.

Çifti duket se ruajnë një harmoni shumë të mirë me njëri-tjetrin, ndërsa shiu i mbrëmshëm i ka bërë ata bashkë edhe brenda një çadre.