Në manifestimin e sontëm me rastin e shënimit të 16 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, para të pranishmëve u drejtua edhe përfaqësuesja e LSDM-së Frosina Remenski.

Sipas saj në këtë ditë janë shënuar më tepër ngjarje historike në mbarë botën përfshi edhe Marrëveshjen e Ohrit e cila i dha fund konfliktit të brendshëm dhe u bë pjesë e Kushtetutës së vendit.

“Ndoshta 16 vite janë pak që qytetarët tanë dhe ata të Ballkanit të mund të kuptojnë dhe pranojnë konceptin qytetar të shtetit kundrejt konceptit nacional të shtetit. Por koha do të tregojë se vetëm koncepti qytetar i shtetit ku jetojnë të lirë dhe të barabartë qytetarët që u takojnë bashkësive të ndryshme etnike, gjuhësore dhe kulturore, mund të jep garanci për largimin e historisë nacionale ose viktimizimin etnik si bazë për ndërtimin e marrëdhënieve bashkëkohore të vendeve në rajon.

Sfida kryesore politike për gjeneratën e re të politikanëve dhe qytetareve të Maqedonisë është hapja e botës dhe proceset integruese, ndërtimi i urave dhe bashkëpunimi me fqinjët pa paragjykime dhe stereotipe si dhe heqja dorë nga retorika nacionaliste e cila gjeneron armiqësi dhe shkakton ndarje”, u shpreh Remenski.

https://www.facebook.com/TetovaaSot/videos/1689976507702473/