Real Madrid do të luajë finalen e nëntë brenda katër viteve në të gjitha garat.
Madrilenët kanë arritur një rekord të pabesueshëm duke fituar tetë trofe në po aq përballjet e fundit.
Humbja e fundit në një finale ishte e zezonës 2012/13, kur pësuan në finalen e Copa del Rey kundër rivalit lokal, Atletico Madridit.
Reali ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve, dy herë Superkupën e Evropës dhe po aq herë Botërorin për klube dhe njëherë Copa del Rey.
Të martën, Los Blancos do të përballen me Manchester United në Superkupën e Evropës, një garë që mbretërit e kanë fituar dy herë në vitin deri më tani, gjegjësish në vitin 2014 dhe 2016, ku ka triumfuar në të dyja kundër Sevillas.