Real Madridi duket se ka hequr dorë nga Mbappe dhe raportohet se francezi është afër transferimit te Paris Saint Germainit.

 Pavarësisht se gjatë ditës “BeIN Sports” dhe “Le Parisien” mohuan kalimin e Kylian Mbappes te PSG-ja, duket se marrëveshja është drejt finalizimit.

Të paktën kështu raporton “OndaCero”, sipas të cilës Real Madridi ka refuzuar Mbappen për shkak se ka kërkuar 12 milionë euro në sezon.

“Mbappe kërkoi nga Reali 12 milionë euro neto sepse PSG-ja i ka ofruar aq para. Por, Madridi e refuzoi dhe besohet t’i ketë thënë “Urime dhe shumë fat në PSG”, shkruan “OndaCero”