Në Real Madrid mund të ketë zhvillime interesante deri në fund të afatit kalimtar të kësaj vere.

Befasitë e këtij afati kalimtar nuk pritet të përfundojnë me transferimin e Neymarit nga Barcelona në Paris Saint-Germain.

Zhvillime interesante pritet të ketë edhe në Real Madridi. Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, Loc Blancos është optimist që do ta transferojë Kylian Mbappen nga Monaco.

Me ardhjen e Mbappes, nga Reali pritet të largohet Gareth Bale, pasi që trajneri Zinedine Zidane nuk dëshiron katërshe të sulmit.

Kështu, Bale mund t’i bashkohet Manchester United, pasi adhurohet nga Jose Mourinho.

Global