Real Madrid ka shënuar fitore 2:1 ndaj Manchester Unitedit në Superkupën e Evropës

Skuadra spanjolle, Real Madrid ka fituar Superkupën e Evropës, duke mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 2:1 në Shkup.

Spanjollët shumicën e kohës e kanë dominuar këtë takim, duke treguar pse edhe janë kampionë të Evropës.

Golin e parë të takimit e shënoi Casemiro në minutën e 16’, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishte sërish Reali që shënoi për 2:0, me golin e spanjollit, Isco 52’.

Unitedi u përgjigj në minutën e 62’ me golin e Romelu Lukaku, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.

Real Madrid e nis shumë mirë sezonin e ri, duke fituar kupën e parë që në ndeshjen e parë.