Real Madrid dhe Manchester United do të takohen sonte në Superkupën e Evropës që do të zhvillohet në Shkup.

Sipas lexuesve të UEFA-s, kampioni i Evropës, Real Madrid do të mposhtë Manchester Unitedin dhe do të fitojë Superkupën.

Nga 144 votues, 57 për qind e tyre besojnë se sonte triumfon Reali, ndërsa 43 për qind Unitedi.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Filipi II” në Shkup.