Skuadra mbretërore pasi sezonin e shkuar u bë skuadra e parë që dy vite me radhë triumfoi në Ligën e Kampionëve, sonte në Shkup, do orvatet që ta përsëris suksesin e Milanit të shënuar në sezonin 1989 dhe 1990 dhe të bëhet skuadra e dytë e cila dy vjet me radhë ka fituar Superkupën e UEFA-së. Deri më tani “mbretërit” tre herë e kanë fituar këtë trofe, aq sa edhe trajneri I tyre Zidan I cili dy herë e ka fituar si futbollit dhe një si trajner. Skuadra e Manchester United këtë trofe e ka fituar vetëm një herë, ndërsa ka humbur në dy finale të tilla. E posacmja e kësaj ndeshje për Jose Mourinjo është e dhëna se do bëhet trajneri I parë që me tri skuadra të ndryshme ka luajtur në tri finale të UEFA Supercup. Portugezi deri më tani ka humbur dy finale me Porton në 2003-të dhe Chelsa në 2013-tën. Të dhënat thonë se në historinë e kësaj gare asnjë trajner nuk ka humbur tri ndeshje finale. Në pesë vitet e fundit skuadrat spanjolle kanë dominuar në finalen e UEFA Supercup. Skuadrat e La Ligës, kanë triumfuar në s7 nga 8 finalet e fundit, ku Barcelona ka tri fitore (2009,2011 dhe 2015), ndërsa Real Madrid ka dy fitore (2014 dhe 2016), ndërsa Atletiko Madrid ( 2010 dhe 2012). Rekordin e fitim të këtij trofe të UEFA Superkup me nga pesë tituj e mbajnë Barcelona dhe Milani.