Drejtuesit e Real Madridit kanë caktuar çmimin e Mateo Kovacicit

Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, Real Madrid u kanë bërë me dije klubeve të interesuara se Mateo Kovacic mund të shitet për 25 milionë euro.

Më herët është raportuar se Kovacic do të largohet nga Real Madrid, pasi nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidanes.

Ish anëtari i Interit dhe Dinamo Zagrebit kërkohet nga Juvetnus dhe Tottenham.