Marco Asensio është betuar për besnikëri karshi Real Madridit, megjithatë klubi kampion i Evropës nuk do të mjaftohet me kaq për t’u mbrojtur përballë superofertave që mund të vijnë në të ardhnmen. Presidenti Florentino Perez do të sigurohet që asi i ri spanjoll nuk do të largohet nga Bernabey.

21-vjeçari ka një kontratë që skadon më 2022 dhe klauzolë lirimi 350 milionë euro, të cilët Perez dëshiron ta rritë, duke parë se çfarë po ndodh në treg.

Idea është vënia e Asensios në nivel kontrate të ngjashëm me figura të tjera kyç, si Kroos e Modriç, po ashtu edhe Ceballos, klauzola e të cilit është 500 milionë euro dhe ka vetëm anëtarët e BBC përpara.

Nëse një skuadër dëshiron të blejë Bale, Benzema apo Cristiano Ronaldo, duhe të paguajë 1 miliard euro. Por ndërkohë Real nuk do të përmirësojë vetëm klauzolën e Asensios, por edhe pagën e tij, nga 3.5 milionë në 4.5 milionë euro, me kontratën që zgjatet deri më 2023.