Real Madridi dhe Barcelona do të përballen sonte në “Santiago Bernabeu”, për sfidën e kthimit për Superkupën e Spanjës.

“Los Blancos” fituan 3-1 ndeshjen e parë në “Camp Nou” dhe janë favorit për të triumfuar edhe në “Santiago Bernabeu”.

Fitorja e Realit kuotohet me 2.30 nga “Bwin”, ndërsa ajo e Barcelonës me 2.70. E njëjta kompani bastesh sportive, fitoren e Realit në “Camp Nou” e kuotoi me 3.78, kurse atë të Barcelonës 1.70.

Ndeshja e kthimit për Superkupën e Spanjës zhvillohet sonte në ora 23:00 në “Santiago Bernabeu”.