Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të qeverisë holandeze për të kthyer vizat për shqiptarët.

Topalli thekson se ky ëhstë një lajm i zi për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe përgjegjësi i vetëm për këtë është Edi Rama.

Postimi i Topallit:

Policia Holandeze kerkon kthimin e vizave per shqiptaret.

Sot ne te gjitha mediat eshte shperndare lajmi i kerkeses se Policise Holandeze per kthim te vizave per shqiptaret.

Ky lajm vjen brenda nje muaji, kur Franca terhoqi vemendjen dhe thirri Ministrin e jashtem Shqiptar per te njejten ceshtje.

Kur ne parlament kam paralajmeruar se

rritja e krimit dhe trafiqeve te droges mund te rrezikoje levizjen e lire, i forti i Tiranes permes ministrit te tij te jashtem e perjashtoi me nenqeshje.

Sot liria e levizjes eshte me e kercenuar, dhe kjo do ishte “colpo di grazia” per nje vend ne deshperim, ku 56% e popullsise duan te ikin, sepse nuk shohin perspektive ne token e tyre.

Heqja e vizave ishte nje nder arritjet me te medha te kohes. Ishte endrra e nje populli te izoluar ne dekada.

Lajmi per rrezikun e kthimit te regjimit te vizave eshte i zi.

Pergjegjesia per kete kercenim serioz ka pergjegjes vete PM Rama, qe ka hyre ne histori si i forti i Tiranes, qe drogen e beri politike ekonomike te tij.