Ministrja për dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri thotë se nuk është i vërtetë pohimi se Aleksandar Vuciq e ka nxjerrë nga dhoma e bisedimeve në Bruksel.

“Jo vetëm tash, por edhe tradicionalisht, Serbia njihet me politikën e rrenave. Serbia rrenën e ka doktrinë politike që ua kanë dhënë frymëzuesit e nacionalizimit serb. Ne e dimë që rrena është politika e Serbisë”, ka thënë Tahiri.

Ajo tha se Kosova do të insistojë që Serbia ta njohë pavarësinë e saj në fund të dialogut.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka komentuar një deklaratë Edita Tahiri kishte thënë se e kishte nxjerr jashtë dhomave të bisedimeve në Bruksel.