Lëvizja Eco Guerilla reagon ashpër ndaj zjarrit masiv që sot kaploi deponinë e egër në hyrje të Tetovës. Ky është kulmi i vrasjes së ngadalshme të gjeneratave të ardhshme që zgjat me vite dhe assesi të përfundojë.

Kërkojmë urgjentisht nga institucionet kompetente që të nxjerin para drejtësisë personat përgjegjës të cilët përmes veprimeve të tyre kriminale e rrezikojnë seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Pas Jugohromit, kanceri kryesor i ambientit per Tetovën është kjo deponi. Mllefi i qytetarëve ka arritur deri ne neveri për zvarritjen e zgjidhjes së këtij problemi dhe për këtë reagimi do te jetë i ashpër dhe masovik.