Këshilli për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurave për mbajtje të përgjegjësisë për gjykatësit rishqyrtoi raportin e Shoqatës për hulumtim, analizë dhe zhvillim “Llupa e gjelbër”, që ka të bëjë me parregullsi nga ana e gjykatësve që kanë vendosur për të akuzuarit në rastet e PPS-së “Target” dhe “Fortesa”.

Shoqata “Llupa e gjelbër” ka ngritur dy iniciativa për 12 gjykatës, prej tyre edhe për kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski, dhe gjykatës nga Gjykata Supreme, e Apelit dhe Gjykata Themelore e Shkupit.

Ata akuzohen se nuk kanë ndjekur praktikën e vendosur dhe ligjet në rastet kur PPS-ja kërkonte paraburgime, duke mundësuar kështu arratisjen e ish-shefit të DSK-së, Goran Grujevskit, dhe të Nikolla Boshkovskit.

Mbi bazën e raportit, Këshilli solli vendim që raporti të pranohet dhe nga radhët e tyre formoi komision për vërtetimin e fakteve në lidhje me raportin e shoqatës. Komisioni duhet të vërtetojë nëse gjykatësit kanë kryer parregullsi gjatë sjelljes së vendimit të tyre dhe do të përgatisin raport.