Sekretari gjeneral i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski përmes profilit të tij në facebook, vlerëson se dikush me qëllim ka ndezur zjarrin në deponinë e Tetovës me qëllim që të pamundësojë zhvendosjen e saj e cila duhej të ndodhte nesër.

“Qeveria e RM-se ka siguruar mjete dhe ka firmosur marrëveshje për dislokimin dhe pastrimin e deponisë në Tetovë, proces ky që duhet të fillojë nesër. Dikush këtë e ka ditur dhe për këtë shkak 2 ditë para fillimit të pastrimit dhe dislokimit ka ndezur deponinë me qëllim që të mos ndodh ose të shtyhet ky proces, me ç’ rast është rrezikuar shëndeti i banorëve të Tetovës. Interes i kujt është kjo? Vlerësojeni vetë ju të nderuar!”, ka shkruar në facebook, Rashkovski.