Në lidhje me një raport të CIA-s për drogën në Shqipëri reagoi edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Ai shkruan se sot kryeministri gënjeu e tha që ka arritur rezultate spektakolare lidhur me drogën, por të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA) raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë.
Vasili nënvizon se CIA foli qartë, që gjithashtu Shqipëria është “pikë aktive e trafikut të drogës”.