Gramoz Ruci është kryetari natyral i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ndaj është dhe kandidati më i mirë i mundshëm për Kreun e Kuvendit të Shqipërisë. – Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Krahas zotit Ruci, kreu i qeverisë ka thënë se kreu i grupit parlamentar do të jetë Taulant Balla.

Rama tha se Balla ka gjithe eksperiencën e duhur për ta përmbushur më së miri këtë detyrë.