Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të enjte raportin mbi ankesat dhe kërkesat që kanë qytetarët e qarkut të Korçës.

Ashtu si me shumë nga qarqet e tjera në vend, ankesa numër një e qytetarëve mbetet mungesa e ujit të pijshëm si dhe investimet e pakta në infrastrukturë.

 Një tjetër ankesë që bie në sy është ajo e ndërhyrjes nëpër shkolla dhe çerdhe, pasi shumë qytetarë janë shprehur se këto institucione janë amortizuar së tepërmi.

Papunësia si ankesë  e korçarëve është mjaft poshtë në krahasim me shqetësimet e tjera, ajo vjen e 10-ta në listën e problematikave qytetare.

Për më tepër shikoni raportin e publikuar nga kryeministri.