Pas vdekjes së kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dhënë lamtumirën e fundit duke e quajtur si një mik të tij të mirë.

Përmes një statusi në Facebook, Rama e quajti Rexhepin një shqiptar të ndershëm dhe patriot, i cili ka bërë t ndjehen të ligështuar të gjithë miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija, transmeton Indeksonline.

“Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit.

Lamtumirë mik i mirë!”, ka shkruar ai.