Njësoj si në Trieste, Edi Rama u shfaq në Podgoricë i veshur ndryshe nga të tjerët.
Njeriu i ditës në Saimitin e Kartës së Adriatikut, ishte Mike Pence, zëvendëspresidenti amerikan.
Para kryeministrave të Ballkanit Perëndimor ai mbajti një fjalim për rrezikun e ndikimit rus në rajon, për mesazhet dhe pritshmëritë e presidentit Tramp apo për qëndrimin e SHBA ndaj ngjarjeve në Venezuelë, shkruan Lapsi.al.
Përballë kishte Edi Ramën.
I ulur në rresht me kryeministrat e tjerë, por ndryshe nga të tjerët, Rama mbante veshur atletet e bardha.