Barcelona tashmë ka transferuar zëvendësuesin e Neymarit. Ai është sulmuesi i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele, i cili u ble për 105 milionë euro plus 40 të tjera bonuse.

Por, Mino Raiola, që së fundmi u raportua se është bërë agjent i Lorenzo Insignes, thotë se anësori italian do të ishte zëvendësuesi ideal i Neymarit, që u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro.

“Insigne është lojtari ideal për ta zëvendësuar Neymarin dhe i vetmi që mund të mbushë boshllëkun e lënë nga Neymari për shkak të cilësive dhe karakteristikave që posedon”, u shpreh Raiola.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Barcelona tashmë ka tentuar të transferojë italianin, por Napoli ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurosh nga klubi katalanas.