Kimmi Raikkonen nuk është i kënaqur me rezultat që ka arritur këtë sezon ën Formula 1

Bilanci i finlandezit të Ferrarit, Kimmi Raikkonen deri tani bëjnë që ai të renditet në vendin e pestë në klasifikim me 116 pikë, teksa është ngjitur 4 herë në podium dhe ka siguruar një “pole position” në Montecarlo.

Por, ai nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij, pasi kërkon rezultate më të mira.

“Personalisht nuk jam i kënaqur me rezultatet. Dua të fitoj, sepse kjo është arsyeja përse jam ende në Formulën 1”, thotë Kimi Raikkonen për “Autosport”.

“Shpeshherë kanë ndodhur gjëra, për të cilat më është dashur të paguaj çmimin. Bëhet fjalë për disa gjëra të vogla, për të vendosur gjithçka në vendin e vet, pasi shpejtësia nuk më mungon dhe ndaj nuk shqetësohem”.