Rabini Levi Saadia Nahmani, qysh në vitin 1994 kishte parashikuar që lufta mes SHBA’ve dhe Koresë së Veriut do ta shtyjë botën drejt apokalipsit.

Ky parashikim rrëqethës asokohe shumëkujt i tingëllonte si e pabesueshme për faktin se Koreja e Veriut nuk posedonte armë bërthamore, dhe nuk përbënte kërcënim për askënd përveç Koresë së Jugut, transmeton Telegrafi.

Por, Nahmani kishte paralajmëruar: “E dini çfarë do të ndodhë? Koreja!” Ky parashikim është dokumentuar edhe me një video të filmuar në vitin 1994.

Asokohe në Korenë e Veriut sundonte Kim Jong-il, babai i liderit aktual Kim Jong-un. Vetëm disa muaj më parë kishte ndërruar jetë Kim Il-sung.