Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, është i pari që paralajmëroi se do të garojë edhe për një mandat për kryetarë në zgjedhjet lokale më 15 tetor. Trajanovski këtë e konfirmoi sot duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve. As nga partia e tij VMRO- DPMNE e as nga ndonjë parti tjetër ende nuk ka vërtetim zyrtar për ndonjë kandidat për kryetar. Trajanovski kryetar i Shkupit është tanimë dy mandate, respektivisht nga viti 2009.

Po, planifikoj të kandidohem. Ajo do të varet nga sondazhet që do të bëhen dhe në bazë të asaj do të shohim nëse në periudhën e kaluar kemi punuar mjaftueshëm dhe nëse qytetarët janë të kënaqur nga puna ime, dhe mbi bazë të kësaj do të jetë edhe kandidatura ime”, tha Koce Trajanovski, kryetarë i Qytetit të Shkupit.