Ministria e Punëve të Brendshme britanike u ka dërguar gabimisht rreth 100 letra qytetarëve të BE-së, të cilët jetojnë në Britani, me lajmërimin se duhet të braktisin këtë vend.

Ministria këtë rast e ka përshkruar si gabim të pakëndshëm, pasi që për të drejtat e qytetarëve të tillë është duke u negociuar, ndërkohë që bëri me dije se do të shqyrtojë se si ka ardhur deri te një gabim i tillë.