Trupi koordinues operativ për mbrojtje të pyjeve nga zjarre në seancën e sotme në Qendrën për menaxhim me Kriza po e shqyrton gjendjen momentale me zjarret në rajonin e komunës Makedonski Brod dhe solli konkluzion  me të cilin propozohet që Qeveria, përmes Komitetit drejtues, të fillojë aktivitete për të kërkuar ndihmë ndërkombëtare nga vendet e huaja për mbështetje nga ajri.

“Trupi koordinues operativ për mbrojtje të pyjeve nga zjarret, pas shqyrtimit të gjendjeve dhe mundësive të resurseve dhe terrenit të pakalueshëm, propozon përmes Komitetit drejtues, Qeveria e RM-së të fillojë aktivitete për të kërkuar ndihmë ndërkombëtare nga vendet e huaja për mbështetje nga ajri në bazë bilaterale”, thuhet në kumtesën e QMK-aë.

Trupi koordinues operativ, shtohet, në pajtueshmëri të së dhënave dhe informatave disponuese, konkludoi se me zjarret në rajonin e Makedonski Brodit me sukses ballafaqohen në kuptim të mbrojtjes së vendbanimeve, por që nevojitet angazhim i mëtejshëm të resurseve të subjekteve të disponueshme.

Nga QMK-ja informojnë se Trupi koordinues operativ e ka shpërndarë rekomandimin nga Grupi për vlerësim dhe ka marrë obligime për ndërmarrje të masave nga ana e institucioneve për ngritje të zgjuarsisë për shkak të uljes së, siç thonë, shkaktimit të pavetëdijshëm dhe të paqëllimshëm të zjarreve, me theks të veçantë për festën në vijim.

Në seancën e Trupit koordinues operativ për mbrojtje të pyjeve nga zjarret morën pjesë përfaqësues të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Inspektorati për pylltari dhe gjueti, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, NP “Pyjet e Maqedonisë”, NP për ekonomizim me kullosa, BNJVL dhe Ministria e e Transportit dhe Lidhjeve.

Global