Në shtetin e Afrikës Perëndimore, Nigeri, si rezultat i shembjes se 43 ndërtesave brenda 19 muajve të fundit, 272 persona kanë humbur jetën, ndërsa 147 të tjerë janë plagosur.

Sipas lajmit të “Daily Trust”, në 199 muajt e fundit në Nigeri u shembën 43 ndërtesa, ku 272 persona të cilët mbeten nën rrënoja humben jetën.

Në gjithë shtetin vitin e kaluar u shembën gjithsej 20 ndërtesa, ku humbën jetën 251 persona dhe 80 të tjerë u plagosën. Ndërkaq gjate periudhës se muajve janar-korrik të këtij viti u shemben 23 ndërtesa. Si rezultat i shembjes 21 persona humbën jetën, kurse 67 të tjerë u plagosën.

Si pasojë e shembjes së kulmit të një kishe në provincën Akwa Ibom, në jug të shtetit, 160 persona kishin humbur jetën. Kjo është regjistruar si shembja e ndërtesës e cila ka rezultuar me vdekjen e më shumë personave.

Vitin e kaluar, si rezultat i shembjes së një ndërtese e cila ishte duke u ndërtuar në provincën Lagos, 34 persona humbën jetën, kurse 11 të tjerë ishin plagosur.

Në Nigeri, vend me një popullsi prej rreth 200 milionë banorë, arsyeja kryesore e shembjes së ndërtesave thuhet se është përdorimi i materialeve jo të mira dhe mosmirëmbajtja e ndërtesave.

Kryetari i Këshillit të Ndërtimtarëve të Regjistruar të Nigerisë, Prof. Dr. Kebir Bala, në një deklarate për gazetarët thotë se shembja e ndërtesave po realizohet për disa arsye dhe se mes tyre është “Puna e keqe dhe materialet jokualitative”.