Qeveria solli vendim të ngritet procedurë me të cilën do të bëhen publike të gjitha informacionet dhe marrëveshjet për ndarje të ndihmës shtetërore investuesve të huaj.

Shërbimi qeveritar për informim sot pasdite kumtoi se në seancën e sotme është sjellë vendim të ngritet procedurë për rikualifikim të informacioneve të kualifikuara dhe marrëveshjeve për ndarjen e ndihmës shtetërore, i lidhur mes Qeverisë dhe investuesve të huaja.

“Në seancën e sotme Qeveria solli vendim me të cilin angazhohet Agjencia për investime të huaja dhe zonat zhvillimore industriale- teknike, si dhe të gjitha ministritë tjera dhe organet shtetërore, të cilat posedojnë informacione të kualifikuara dhe marrëveshje për ndihmë shtetërore, dhe ata t’i ngrisin procedurat për qasje në këto informacione dhe marrëveshje “, thuhet në kumtesë.

Për zbatim efikas të vendimit, Qeveria e angazhoi sekretarin e përgjithshëm të dorëzojë listë të informacioneve të kualifikuara dhe marrëveshje për subvencionet shtetërore të kompanive të huaja dhe konfirmoi afat prej shtatë ditëve për realizmin e kësaj nisme.

“Nisma për rikualifikim të informacioneve dhe marrëveshjeve për ndihmë shtetërore për kompanitë e huaja është masa e paraparë me Planin 3-6-9”, theksohet në kumtesën nga shërbimi qeveritar për informim.