Përveç shtimit të shpenzimeve për energjinë elektrike dhe zjarret, qeveria shqiptare ka miratuar përmes një akti normativ një sërë shpenzimesh të tjera buxhetore.

Një sasi prej 500 milionë lekësh janë lëshuar nga qeveria për krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

 “Deri në 500 milionë lekë, për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, sipas vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë” thuhet në vendimin e qeverisë.

Disa javë më parë qeveria miratoi dhe një fond tjetër parash për restaurimin e ish godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, vendi ku do të “vendosen” organet e Vettingut në drejtësinë shqiptare.

Aktualisht vettingu ka nisur me punën grumbulluese dhe faktuese të institucioneve të kontrollit të financave si ILDKPKI etj.

Në shtator dhe muajt më tutje do të nisin punë një sërë organesh të tjera, teksa Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka paralajmëruar se deri më 31 gusht pret persona të interesuar të punojnë me ta për pastrimin e drejtësisë./