Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet. Kur ekzistojnë çështje sensitive të hapura midis dy fqinjëve tanë, Qeveria e RM-së gjithmonë i ndjek interesat e shtetit të bazuara në parimet e fqinjësisë së mirë dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal, neutralitetit dhe mos përzierjes në kontestet midis vendeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RM-së, pas tërheqjes së konsultimeve urgjente në Beograd të tërë personelit të Ambasadës së Serbisë në Shkup.

“Lidhur me votimin e anëtarësimit të Kosovë në UNESKO Qeveria e RM-së do ta ketë parasysh pozicionin e shumicës së vendeve anëtare të BE-së”, citohet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë.

Të gjithë të punësuarit nga Ambasada serbe në Shkup mbrëmë ishin thirrur për konsultime urgjente në Beograd, ndërsa arsyet për atë nuk u kumtuan.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq deklaroi sot, me rastin e situatës me Ambasadën e Serbisë në Maqedoni. se “nuk bëhet fjalë për punë të vogël” dhe se ajo ka pasur konsultime me presidentin e shtetit Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.

Ajo, para gazetarëve në Qeverinë e Serbisë, paralajmëroi se së shpejti do të liferohet njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme, në të të cilën momentalisht, siç tha, “punohet së bashku”.