Qeveria fillon me procesin e transparencës maksimale kur bëhet fjalë për informacionet me interes publik. Hapi i parë në këtë drejtim, siç u tha në brifingun e sotëm me gazetarët në Qeveri, është vendimi i sjellë dje për deklasifikimin e marrëveshjeve me investitorët e huaj për ndarjen e ndihmës shtetërore.

Për shtatë ditë Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë duhet të përpilojë një listë të institucioneve shtetërore të cilat kanë dakorduar marrëveshje të tilla, pas së cilës saktë do të dihet se sa do të jetë numri i marrëveshjeve, i cili i ka dakorduar ose i cili i ka klasifikuar si informacione të cilat nuk kanë qasje për opinionin.

“Deklasifikimi i marrëveshjeve është masë e planit qeveritar 3-6-9 dhe me të aspak nuk ndërhyhet në punën e investitorëve të huaj. Mbeten këtu dhe mbrohen. Deklasifikimi është në interes të qytetarëve pasi që ata kanë të drejtë ta dinë kujt dhe sa prej parave publike i janë dhënë”, u theksua në brifingun me gazetarët.

Qeveria, siç u tha, është duke përgatitur një analizë për benefitin prej investitorëve të huaj.