Agjencia Informative e Maqedonisë – MIA të sjellë strategji serioze për rivitalizim të rrjetit të korrespondencës dhe për përforcim të shërbimeve (prodhimeve) nga të cilat realizon të ardhura: lajme, informacione, foto dhe fono servis…,rekomandon Qeveria.

Siç u tha në brifingun e sotëm me gazetarët në Qeveri, MIA-s i rekomandohet edhe pavarësi më e madhe në punë.

“Ekzistojnë vlerësime serioze se MIA mund të realizojë fitim shumë më të madh në bazë të shërbimeve që i jep. Shpenzimet, ndërkaq, për rrjetin e korrespondentëve janë në disproporcion më të madh lidhur me atë që e marrim nga ajo”, theksuan nga pres shërbimi qeveritar.

Në seancën e mbrëmshme qeveritare është konstatuar ulje e të ardhurave që i realizon agjencia e lajmeve dhe shpenzime disproporcionale në lidhje me korrespondencat, derisa në lidhje me Raportin për punë, nuk është pranuar vetëm pjesa nga Këshilli Drejtues sepse është konstatuar mënyrë e veçantë e llogaridhënies nga ana e MIA-s që në institucionet e institucioneve të tjera nuk është praktikë.

“Nuk është se Qeveria nuk e pranoi raportin për punën e MIA-s, raportin vjetor, financiar dhe llogarinë,..Këto raporte janë pranuar. Por, llogaridhënia e MIA-s ndaj Qeverisë është rregulluar në mënyrë të veçantë, krejtësisht ndryshe. Raport dorëzon secili anëtar i KD-së veçanërisht, që është një praktikë interesante lidhur me MIA-n. Në pajtim me praktikën e këtillë, vlerësohet puna e secilit anëtar të KD-së veç e veç, kështu që Qeveria nuk e pranoi vetëm këtë pjesë nga raportet për punën e MIA-s, duke vlerësuar se ata nuk janë angazhuar mjaftueshëm rreth çështjeve lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet për korrespondentët”, ishte sqaruar në Qeveri.