Qeveria e shqyrton mundësinë për vendosjen e turnit të dytë në institucionet publike për fëmijë – kopshtet për fëmijë në Republikën e Maqedonisë.

Për këtë qëllim, në seancën e djeshme Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ta informojë opinionin për këtë propozim dhe të kërkojë mendim nga të gjitha palët e cenueshme për nevojën nga puna me dy turne të kopshteve.

Në rend dite të seancës, siç qëndron në kumtesën e sotme të Qeverisë, u diskutua edhe Informacioni për vijim dhe progresin për hapjen e qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve në bashkëpunim me UNICEF-in në Republikën e Maqedonisë.

Me këtë rast Ministrina e Punës dhe Politikës Sociale u obligua që në çdo gjashtë muaj ta informojë Qeverinë për progresin e aktiviteteve edhe atë për : Qendra të formuara për zhvillim të hershëm të fëmijëve, numrin e fëmijëve të cilët do të përfshihen në Qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe numrin e edukatoreve të cilat do të punësohen në Qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve, nëse komunat e përzgjedhura kanë mjete të mjaftueshme në buxhetin personal për mbulimin e shpenzimeve për funksionimin e qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve.