Qeveria në seancën e mbrëmshme e miratoi Propozim-ligjin për pagën minimale prej 12.000 denarëve, kumtoi sot zëdhënësi Mile Boshnjakovski.

Siç tha Boshnjakovski në konferencën për shtyp, propozim-ligji sot do të dorëzohet deri në Kuvend.

Paga minimale prej 12.000 denarëve ishte premtim parazgjedhor i LSDM-së dhe pjesë e programit të tyre qeveritar.