Qasje të barabartë dhe politikë transparente për investitorët, paralajmëroi ministri i angazhuar për investime të huaja Adnan Qahil para anëtarëve të Odës Ekonomike Maqedonisë – Turqi (MATTO).

Në seancën e Këshillit drejtues (KD) të MATTO-s Qahil informoi se Qeveria përgatit ndryshime lidhur me politikën investuese, por, siç tha, kjo nuk duhet t’i prekë investitorët e deritanishëm nëse procedurat në procesin e zhvillimit kanë qenë tërësisht legale.

Qeveria, njoftoi Qahil, është përgatitur t’u ndihmojë investitorëve. Konsideron se marrëdhëniet me biznes bashkësinë mund të zhvillohen vetëm me dialog të vazhdueshëm.

“Gjithsesi se do të ballafaqohemi me probleme dhe pengesa, por qëllimi ynë është që ta ndryshojmë dhe përmirësojmë sistemin midis firmave dhe organeve qeveritare. kaluan 20 vite nga debia ime e parë në Qeveri. Besoj se kam përvojë të mjaftueshme që të mund t’i shohë gabimet në punën e qeverisë paraprake”, tha Qahil.

Në seancën e KD të MATTO-s në të cilën, krahas ministrit Qahil morën pjesë edhe ministrja turke në Maqedoni Tylin Erkal Kara, si dhe udhëheqësi i përfaqësisë tregtare të Republikës së Turqisë Benjamin Kutlu, u prezantua Propozim-strategjia e politikës investuese që e paralajmëroi Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Sipas Kabinetit të ministrit Qahil, takimi ka qenë fillim efikas i dialogut dhe bashkëpunimit midis Qeverisë dhe investitorëve turq për avancim të klimës investuese në vend.