Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij zyrtare në Hungari i premtoi Budapestit fonde për të ndërtuar një central bërthamor.

“Projekti për centralin bërthamor ka marrë 12 milionë dollarë”, deklaroi Putin për agjencinë zyrtare të lajmeve TASS.

“Puna për këtë central mund të nisë në fillim të vitit tjetër”, i tha Putini kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Putini dhe Orbani kanë lidhje të ngushta, një rast i veçantë për presidentin rus në Bashkimin Evrpoian, që ka sanksionuar Rusinë për rolin e saj në krizën ukrainase, përcjell Atsh.

Vizita e Putinit sot në Hungari ishte e dyta për këtë vit.