Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sonte për herë të dytë shpalli pushim njëorësh në seancën në të cilën debatohet për shkarkimin e prokurorit  publik të shtetit Marko Zvërlevski, ndërsa me kërkesë të deputetit nga VMRO-DPMNE-ja Zoran Ilievski.

Pas mbarimit të pushimit paraprak vazhdoi  seanca, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan menjëherë një pushim prej një orësh, por Xhaferi dha një pushim prej 10 minutash. Pas kësaj ai e thirri sigurimin e Kuvendit si reagim të asaj , që siç tha, ndodhi situatë në të cilën një deputet ia ka marrë kartelën.

Në vendosjen e sigurimit pas foltores kanë reaguar deputetë të VMRO-DPMNE-së, duke kërkuar që të tërhiqen. Ndërkohë Xhaferi e ka thirrur deputeten Pavlina Çestojnova, e cila e kishte radhën për replikë që të marrë fjalën. Bashkëpartiakët e saj thanë se nuk mund të ndodhë kjo në praninë e sigurisë. Pastaj sigurimi u tërhoq, ndërsa deputetët u kthyen në vendin e tyre.

Pasoi dalja e Çestojnovës, ku  më pas debati vazhdoi me reagime procedurale të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të Kuvendit rreth asaj  se kush e thyen Rregulloren e Kuvendit.

Sipas paralajmërimit të Xhaferit, debati do të vazhdojë në orë 21.