Prej sot deri më 29 gusht në Ohër do të mbahet punëtori me temën “Bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së në projektimin e stabilitetit për Ballkanin Perëndimor”.

Ngjarja është në organizim të Sektorit për diplomaci publike të NATO-s, Qendrës Evropiane për studime sigurie Marshal Qendra – Garmishpaternkirhen, NATO Kolegji në Romë dhe Marshal qendra joqeveritare nga Republika e Maqedonisë. Punëtoria është rezultat i punës së vazhdueshme të Asociacionit të Maqedonisë të Marshal Qendrës Alumni e cila tashmë pesë vite organizon punëtori dhe punë në rrjetëzimin e sektorit joqeveritar, si dhe ndërtimin e bashkësive të qëndrueshme akademike në Ballkanin Perëndimor të liderëve aktualë dhe të ardhshëm të cilët si pjesë e bashkësisë akademike punojnë në çështjet lidhur me kërcënimet transnacionale ose me çështje lidhur me dhe për NATO-n dhe BE-në.

Punëtoria do të përqendrohet në zhvillimin dhe këmbimin e mendimeve për promovimin e integrimit euroatlantik, si dhe mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëpunim gjatë krijimit dhe mirëmbajtjes së rrjeteve të të diplomuarve në Qendrën për studime të avancuara të sigurisë.

Punëtorinë pritet ta hapin përfaqësues të lartë të NATO-s dhe Ambasada Amerikane në Republikën e Maqedonisë. Një prej folësve kryesorë është Mark Leiti, përfaqësues i NATO-s. Prezencën e vet në punëtori e kanë konfirmuar edhe profesorët nga NATO kolegji në Romë dr Pal Dunau dhe dr Sebastian von Munçou. Ligjërues janë edhe profesorë nga SHBA-ja, Maqedonia dhe vende të tjera të NATO-s dhe vendet aspiruese për anëtarësim në Aleancë.