Edhe përkundër të gjitha paralajmërimeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e punës dhe politikës sociale që të respektohen të drejtat e punëtorëve dhe të mos ekspozohen në diell për shkak të temperaturave të larta, kamera e Alsat sot regjistroi punëtorë të cilët në temperatura mbi 40 gradë kryenin punë ndërtimore në disa pjesë të kryeqendrës. Ndërkohë ministrja e punës dhe politikës sociale edhe njëherë kërkoi që punëdhënësit ti respektojnë rekomandimet e ministrisë së shëndetësisë dhe dikasterit që ajo drejton Ministrisë për punë dhe politikë sociale.

Nga sot deri te dielën është faza portokalli njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë. Edhe ne kemi informuar edhe Inspektoratin Shtetëror për Punë,kemi lëshuar deklaratë dhe të gjithë punëdhënësit janë të detyruar ti respektojnë paralajmërimet. E di që punëdhënësve ju vjen shumë rëndë ti respektojnë dispozitat,por është shumë e rëndësishme,sepse punëtorë të shëndoshë dhe të aftë I duhen Maqedonisë –  tha Milla Carovska ,Ministre për Punë dhe Politkë sociale.

Ndërkohë Sindikata për ndërtimtari që nga viti 2013 kishte paraqitur iniciativë deri tek Ministria e Punës që këto punëtor të kenë stazh të dyfish, kjo kërkesë nuk është e pranuar. Ata shpresojnë që bisedimet ti vazhdojnë me Qeverinë e re dhe të gjejnë zgjidhje përfundimtare.

Ne si Sindikatë për Ndërtimtari vazhdimisht apelojmë dhe kërkojmë nga punëdhënësit,nga Ministria e Punës dhe Ministria e Shëndetësisë që ti vazhdojë deri sa të ketë nevojë këto rekomandime,sepse me të vërtetë njerëzit janë të ekspozuar në të temperatura të larta. Për atë apelojmë dhe vazhdimisht kërkojmë si sindikat të respektohen këto rekomandime,por ajo që ndodh në terren mund ta vëreni edhe ju,që njerëzit punojnë edhe në këto kushte – theksoi Ivan Peshevski, nënkryetar i Sindikatës për Ndërtimtari.

Nga Ndihma e Shpejtë thonë se pavarësisht temperaturave tropikale, numri i pacientëve nuk rezulton të jetë dukshëm i madh. Nga atje sërish apelojnë që qytetarët të mos ekspozohen drejtpërdrejtë në diell, shmangie e qëndrimit në ambient të hapur në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00, mbajtje e veshjeve të lehta, konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit.

Numri sillet diku rreth 90 intervenime brenda 24 orëve që për këtë periudhë të vitit është normale për qytetin e Shkupit që do të thotë nuk ka rritje drastike të intervenimeve. Më shpesh deri tek shërbimet paraqiten të sëmurit kronik që i ndjejnë më shumë pasojat me rritjen e temperaturave – u shpreh Oliver Aleksovski, mjek.

Nga Inspektorati Shtetëror I Punës nuk ishin të kapshëm të tregojnë nëse deri më tani ka pasur raste ku kompanitë nuk I kanë zbatuar vendimet e ministrive./alsat-m