Është publikuar videoja e largimit të Neymarit nga qendra stërvitore e Barcelonës

Neymar ka pushtuar mediat botërore pas largimit nga qendra stërvitore e Barcelonës sot në mëngjes.

Sipas mediave spanjolle braziliani është përshëndetur me lojtarët dhe stafin e Barcelonës, të cilëve u ka treguar se po transferohet në PSG.

Qindra gazetarë spanjoll kishin shkuara para qendrës stërvitore për të përcjell zhvillimet e fundit rreth Neymarit.

Më poshtë mund ta shihni momentin e largimit të Neymarit nga qendra stërvitore e Barcelonës.