Janë publikuar online pamje të kamerave të sigurisë që shfaqin një sulmues të dyshuar me thikë duke u ndjekur nga një polic i armatosur në qytetin siberian, Surgut.

Pamjet e publikuar nga Telegram Mash, e shfaqin sulmuesin duke u ndjekur dhe qëlluar me armë zjarri nga polici, transmeton Express.

Në videon 14-sekondshe shihet një person të veshur në të zeza duke ikur në rrugë para se të rrëzohet për toke. Vërtetësia e videos nuk është identifikuar menjëherë.

Dje, sulmuesi i theri me thikë shtatë persona, katër nga të cilët janë në gjendje të rëndë.

Ai është identifikuar nga autoritetet si banor i Surgut i moshës 19-vjeçare.

Ai u vra nga policia pasi i rezistoi arrestimit.

Policia nuk ka treguar nëse sulmi ishte terrorist apo cilat ishin motivet, por ISIS e ka marrë përgjegjësinë për të.

Global