Askush nuk është i sigurtë në rrjetet sociale, e as të famshmit si Selena Gomez.

Llogaria në Instagram e këngëtares është hakuar të hënën mbrëma , kurse hakuesit kanë postuar fotografi nudo të ish të dashurit të saj Justin Biber. Ekipi i këngëtars ka marrë situatën nën kontroll për disa minuta, ku kanë mbyllur për një kohë llogarinë.

 Ata kanë fshirë fotografitë, kurse Instagrami i Selenës u bë aktiv për 125 milionë ndjekësit e saj. Besohet se fotografitë e Biber janë marrë gjatë pushimeve të tij në Bora Bora në vitin 2015. Selena Gomez është një ndër të famshmet me më së shumti ndjekës në Instagram. Gomez dhe Biber ndajnë së bashku një histori dashurie e cila përfundoi në vitin 2013.