PSG është duke insistuar për mesfushorin e Interit, Joao Mario dhe mund të ofrojë Lucas Mouran dhe Serge Aurierin për portugezin.

Interi pagoi për Joao Marion 40 milionë euro një vitë më parë, plus tre të tjera bonuse, por lojtari mund të largohet nga Serie A.

Interi kërkon tani së paku 50 milionë euro për mesfushorin, derisa PSG është gati t’i ofrojë dy lojtarë, Lucas Mouran dhe Serge Aurierin, raporton “Tuttosport”, transmeton Gazeta Express.

Për Auruerin raportohet se interesohet edhe Manchester United.

Kurse kartoni i Mouras vlerësohet 30 milionë euro dhe nuk ka vend më te PSG-ja pas transferimit të Neymarit nga Barcelona