PSG-ja e nis me fitore sezonin e ri, u prezantua Neymar në “Parc des Princes”.
Paris Saint Germaini e ka nisur me fitore sezonin e ri, duke e mposhtur 2:0 skuadrën e promovuar këtë sezon në Ligue 1, Amiens në “Parc des Princes”, aty ku u prezantua Neymar para fillimit të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Neymar ndoqi nga tribunat këtë ndeshje, pasi nuk ka mundur të debutojë me klubin francez për shkak të mos kompletimit të dokumentacioneve të nevojshme.
Ai pritet të zhvillojë sfidën e parë me PSG-në javën e ardhshme.